Colsulado Geral da Albânia em Pernambuco
Menu
  Home
  Consulado Geral
  Vistos
  Ações e Programas
  História
  Artigos
  Fale Conosco
  Links
 
Untitled Document
   
     
 
KRYEMINISTRI I SHQIPERISE, Prof. Dr. SALI BERISHA MER PJESE NE KONFERENCEN E KOMBEVE TE BASHKUARA, Rio + 20, BRAZIL (20 Qershor 2012)

Kryeministri i Shqipėrisė, Shkėlqesia e Tij, Prof. Dr. Sali Berisha, i shoqėruar nga bashkėshortja e tij Znj. Liri Berisha, do tė jenė zyrtarisht nė Brazil, nga data 20-25 qershor 2012 pėr tė marrė pjesė nė punimet e Konferencės sė Kombeve tė Bashkuara pėr njė Zhvillim tė Qėndrueshėm (Rio + 20).

Nė kėtė konferencė ku do tė marrin pjesė mbi 100 lider botėrorė do tė shihet se deri nė ēfarė pike janė arritur, ose jo, Objektivat e Mijėvjeēarit qė kishin si qėllim kryesor zhdukjen e varfėrisė ekstreme deri nė vitin 2015. Megjithėse, ngelet akoma shumė pėr tė bėrė, OKB dėshiron qė tė njohė opinionin publik me atė ēka ėshtė arritur deri mė sot.

Prof.Dr. Sali Berisha ėshtė i pari Kryeministėr shqiptar qė viziton zyrtarisht Brazilin. Vizita e tij zhvillohet nė njė kohė kur marėdhėniet dypalėshe Shqipėri-Brazil kanė njohur arritje tė reja. Duke filluar nga viti 2009 tė dy vendet hapėn ambasadat respektive nė Tiranė e Brasilia dhe ėshtė nėnshkruar marrėveshja pėr heqjen reciproke tė vizave nė pasaportat e zakonshme.

Para hapjes sė Ambasadės nė Brasilia marrėdhėniet diplomatike midis Shqipėrisė e Brazilit mbuloheshin nga Ambasada shqiptare nė Buenos Aires me Ambasador, Dr. Edmond Trako, i cili zhvilloi gjatė njė periudhe 9 vjeēare njė veprimtari intensive, gjė qė ndihmoi mjaft nė pėrmirėsimin e marrėdhėnieve dypalėshe.

Gjatė periudhės 1997-2006 u hapėn Konsullatat e Nderit tė Shqipėrisė nė Recife, San Paolo, Rio de Zhaneiro, Mato Grosso. U krijua Shoqata Kulturore Brazil –Shqipėri dhe Dhoma e Tregtisė Brazil-Shqipėri. Njė rol vendimtar nė ngritjen e kėtyre institucioneve kanė luatjur edhe Konsulli i Pėrgjithshėm i Shqipėrisė nė Recife, Prof. Dr. Lamartine Hollanda Junior.

Mbas hapjes sė Ambasadės shqiptare nė Brasilia nė vitin 2009, nė krye tė saj u vendos ambasadorja Tatjana Gjonaj, e cila nė bashkėpunimin me konsujt e Shqipėrisė nė Brazil ka vazhduar mė tej punėn e filluar. Nė kėtė kontekst u pėrgatit dhe vizita zyrtare nė Brazil e Z/V Kryeministrit dhe Ministėr i Punėve tė Jashtme, z. Edmond Haxhinasto nga dt.26-29 tetor 2011. Gjatė kėsaj vizite u zhvillua dhe njė Forum Biznesi nė bashkėpunim me Dhomėn e Tregtisė dhe Industrisė Brazil-Shqipėri, e drejtuar nga Dr. Antonio Munhoz dhe nė prani tė njė grupi pėrfaqėsues tė biznesit shqiptar, me synim pėr ti dhėnė njė impuls tė ri zhvillimit tė marėdhėnieve ekonomiko-tregtare midis tė dy vendeve.

Ardhja nė Brazil e Kryeministrit Shqiptar, Prof.Dr. Sali Berisha pa dyshim qė do tė shėrbejė si njė impulsi i ri pėr zhvillimin e mėtejshme tė marrėdhėnieve dypalėshe dhe shumėpalėshe midis Shqipėrisė dhe Brazilit.




Voltar para Aēões e Programas
 
Parceiros
Home O Consulado História