Colsulado Geral da Albânia em Pernambuco
Menu
  Home
  Consulado Geral
  Vistos
  Ações e Programas
  História
  Artigos
  Fale Conosco
  Links
 
Untitled Document
   
     
 

ZV KRYEMINISTRI DHE MINISTER I PUNEVE TE JASHTME TE SHQIPERISE NE VIZITE ZYRTARE NE BRAZIL (26-29 TETOR 2011)


ZV Kryeministri dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z. Edmond Haxhinasto, i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, z. Ilir Melo, do të vizitojnë Brazilin nga data 26-29 tetor 2011.


Kjo inisiativë u bë realitet në sajë të përpjekjeve të bëra nga Qeveria Shqiptare dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Brazil, znj. Tatjana Gjonaj, që ndërkohë mundësuan gjithashtu shoqërimin e delegacionit shqiptar edhe nga një grup prej 13 biznesmenësh shqiptarë.


Në dt.26 tetor SE. Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto dhe Shefi i Kabinetit z. Melo, të shoqëruar nga Ambasadorja e Shqipërisë në Brazil, nga diplomati Vladimir Gjonaj, Konsulli i Përgjithshëm Lamartine Hollanda Junior, Konsulli i Shqipërisë në San Paolo, z. Thomas Amaral Neves dhe Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Brazil-Shqipëri, Dr. Antonio Munhoz do të zhvillojnë takime zyrtare në Brazilia.


Në vijim, delegacioni shqiptar do të pritet në audiencë nga ZV Presidenti i Brazilit, Dr. Michel Temer dhe Senatori Fernando Collor de Melo, i cili aktualisht drejton Komisionin e Senatit për Çështjet Ndërkombëtare.


Mbas drekës së punës që do të jepet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Brazilit në Itamaraty, do të zhvillohet akti i nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit dypalësh.


Në vijim, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, në krye të delegacionit shqiptar, i shoqëruar edhe nga Konsujt e Shqipërisë në Brazil, Dr. Lamartine Hollanda Junior e Thomas Amaral Neves, si edhe Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Brazil-Shqipëri, Dr. Antonio Munhoz do të udhëtojnë drejt San Paolo, ku do të vizitojnë Federatën e Industrisë të këtij shteti si dhe do të kenë takime me autoritetet lokale. Në këtë aktivitet do të jenë prezent edhe 13 biznesmenët shqiptarë që shoqërojnë ministrin në Brazil.


Prej atje delegacioni shqiptar do të udhëtojë drejt shtetit fqinj të Rio de Zhaneiro, për tu kthyer në Tiranë në dt.29 tetor 2011.

 

 

 

 

DEPUTY PRIME MINISTER AND MINISTER OF FOREIGN AFFAIRS OF ALBANIA

IN OFFICIAL VISIT TO BRAZIL (26 - 29 October 2011)

 



Deputy Prime Minister and Minister of Foreign Affairs of Albania, His Excellency, Mr. Edmond Haxhinasto, accompanied by Chief of Cabinet in the Ministry of Foreign Affairs, Mr. Ilir Melo, will visit Brazil from 26 to 29 October 2011.


This initiative became reality thanks to the efforts made by the Albanian Government and Albanian Ambassador in Brazil, Mrs. Tatjana Gjonaj, already enabled the Albanian delegation also be accompanied by a group of 13 Albanian businessmen.


In October 26, SE. Minister of Foreign Affairs, Mr. Edmond Haxhinasto and Chief of Cabinet Mr. Melo, accompanied by the Ambassador of Albania in Brazil, the diplomat Vladimir Gjonaj, General Consul Prof. Dr. Lamartine Hollanda Junior, Consul of Albania in San Paolo, Mr. Thomas Amaral Neves and the President of the Chamber of Commerce and Industry Brazil-Albania, Dr. Antonio Munhoz will hold official meetings in Brasilia.


Subsequently, the delegation will be received in audience by the Vice President of Brazil, Dr. Michel Temer and Senator Fernando Collor de Melo, who currently heads the Senate Committee on International Affairs.


After the working lunch will be provided by the Ministry of Foreign Affairs of Brazil in the Itamaraty, will be the act of signing bilateral cooperation agreements.


In addition, Minister of Foreign Affairs, Mr. Edmond Haxhinasto, at the head of the Albanian delegation, accompanied by the Consuls of Albania in Brazil, Lamartine Hollanda Junior and Thomas Amaral Neves, as well as the President of the Chamber of Commerce and Industry Brazil-Albania, Dr. Antonio Munhoz, will travel to San Paolo, where he will visit the Federation of Industry of this country and will have meetings with local authorities. In this activity would be present even 13 Albanian businessmen accompanying the Minister Haxhinasto in Brazil.


From there the Albanian delegation will travel to the neighboring state of Rio de Janeiro, to return to Tirana in 29 October 2011.



Voltar para Ações e Programas

 
Parceiros
Home O Consulado História